Si te krijojmë nje blog efikas: Guida definitive | Anastas Vrushaj
Si te krijojme nje blog efikas

Si te krijojmë nje blog efikas: Guida definitive

si-te-krijojme-nje-faqe-interneti

Edhe pse kam vetem dy artikuj të publikuar (deri në momentin e publikimit të këtij artikulli) kam marrë shumë email-e në raport me to. Pothuajse të gjithë kanë problemin se si të krijojmë një blog efikas apo edhe website (e njëjta rrugë ndiqet edhe për një website)

Kjo është një nga arsyet se përse po shkruaj edhe këtë guide. Kini parasysh që do përdorim termin blog në vazhdim por mund ta quash edhe website, faqe interneti ose si të duash.

Përse duhet të ndërtojmë një blog dhe si të krijojmë një blog efikas? Në një nga postimet e mëparshme e kam shpjeguar se si do ju ndihmoj një blog. Nëse jeni një: shkrimtarë,fotograf, një web designer ose thjeshtë doni të shkruani për veten tuaj, të jepni opinionin tuaj - Blogu do ju falte kënaqsi dhe emocione përvec pjesës profesionale.

Shumica prej nesh mund të shtyhen nga fakti që mund të fitojnë shumë para pa pasur iden se si funksion bota online. Nëse ti do të hysh me mendimin e vetëm që do të bësh para me siguri do të dështosh!

Kam krijuar këtë guide se si mund të fitojmë me një blog. Aty gjeni praktikisht metodat më të përdorura nga Internet Marketer’s në botë. Po ca lidhje ka me blogun një Internet Marketer?

Nëse ka një blog apo biznes online të sukseshëm prapa tij duhet te jetë edhe një njeri i till.

Nuk mjafton të publikosh artikuj mbi artkuj (sidomos pa vlerë) si copëza të shkëputura nga një puzzle i pakuptueshëm.Dhe në fund cfarë fituat? Ju duhet një strategji e qartë e cila bën bashkë këto copëza dhe formon një pikturë të qartë.

Piktura është art ashtu si edhe një blog Click To Tweet

Jeni gati? Fillojmë

More...

Si të krijojmë një blog efikas-1.Strategjia përpara hapjes së blogut

Të krijosh një startegji të mirëmenduar për një blog është shumë e rëndësishme para hapjes së tij. Nuk mund të mendosh sot se cfarë do të shkruash sot. Nëse keni një ide që ju vjen papritur është mirë që ta shkruani diku. Duhet të mendosh edhe se si të gjenerosh të ardhura. Por si krijohet një strategji e till?

Këtu hyn në lojë marektingu (ose Internet marketer që po thoja pak më parë).

Nëse ke kompetenca të caktuara në një fushë ( designer, marketing,dietolog,personal trainer, artizan etj).Ja se cfarë duhet të bësh:

Duhet të përcaktosh objektivat e tu - Cfarë do të përfitosh nga ky projekt?

Normalisht un nuk kam si ti di cilat janë objktivat e tu dhe duhet ti vendosësh ti.

Përcaktoni targetin tuaj të lexuesve: duhet të përcaktoni se kush do të jenë lexuesit e tu.

target grupi

Nëse do të hapësh një blog mbi gatimin e mishit në përgjithsi atëherë vegjetarianëve nuk ka për ti interesuar. Po të hapësh një makeup blog (me ca përjashtime) meshkujve nuk do ti pëlqejë dhe nuk do të jenë target-grupi juaj.

Planifikimi para ndërtimit të blogut është i rëndësishëm pasi mbi të ju do të dini se :

  • Cfarë grafike do të ketë blogu juaj
  • Cfarë gjuhe do të përdorni duke ju drejtuar lexuesve
  • Si të përdorni mediat sociale

Një blog duhet të konsiderohet i till edhe nga lexuesit

Mos u mundo të krijosh një blog të madh por një blog i cili konsiderohet i till nga lexuesit e tu.

Brian Clark

Planifiko kohën që do ti dedikosh: Vendos se sa kohë në ditë do të punosh për blogun. Nuk është e thënë se do të punoni 8 orë, mjafton edhe 1 ose 2 orë në ditë. Gjthsesi të mbetet ty planifikimi.

KUJDES: I humbur është gjithmon ai që nuk e provon. Nëse nuk e provon nuk do e dish kurrë nëse do kishe sukses apo jo.

Fillimi është gjithmon pjesa më e vështirë. A e di se mbas një suksesi fshihet një njeri qe nuk ka hequr dorë nga objektivat e tij !? Provoje me bindje dhe këmbëngulje deri sa të shofësh suksesin e parë. Un për veten time e kam pasion këtë “punë” dhe më vjen natyale dhe nuk sforcohem në atë cka bëj. Fatmirsisht ky është edhe një pasion i cili gjeneron të ardhura (edhe në shifra me shumë zero ) . Vazhdoni përpara sepse rezultatet do të vijnë dhe mos rreshtni duke mësuar dhe lexuar përditë.

Si të krijojmë një blog efikas - 2.Përzgjedhja e platformës

Përzgjedhja e platformës është shumë e rëndësishme nëse kemi pretendime për rezultate.

Ka platforma falas: Blogger (i google) dhe WordPress.com. Asnjë nga këto nuk na shërben për qellimin tonë se si të krijojmë një blog efikas. Pse janë falas një arsye e ka !

Mos kërkoni gjithmon falas,falas,falas sepse kjo mund të jetë arsyeja pse mund të dështoni (e kam provuar në fillimet e mia).

Pse duhet të zgjedhim WORDPRESS.ORG ?

  • Mbi 30% e faqeve më të njohura në botë varen nga wordpress
  • Mbi 40 milion faqe aktive sot varen nga wordpress dhe ky numër vjen në rritje
  • Aktualisht është CMS (content mangment system) më i njohur ne web
  • U krijua në maj 27, 2003

Definitivisht wordpress.org është platforma më e mirë e momentit dhe më shumë e përdorura.

Dhe e di cfarë, është falas!

Prit pak…

Deri tani po thoje që me platforma falas nuk mund të gjenerojmë të ardhura dhe të kemi sukses ?

Vërtet wordpress është falas por diku duhet ta instalojmë (shiko guidën si se instalohet wordpress) dhe prandaj duhet të gjejmë një hosting të mirë ku ta instalojmë. Un prej kohësh tashmë përdorë Siteground , për të mësuar më shumë edhe si të instalojmë wordpress kam shkruajtur një guide tek ky artikull - si të krijojmë një blog.

Eshtë shumë i rëndësishëm një kompani si siteground për të pasur një blog me performancë të lartë dhe super të shpejt 😉 . Me statistik nëse faqes tuaj do ti duhet mbi 3 sekonda kohe të karikohet mund të humbisni vizitorët …

Suporti i siteground eshte fantastik ku mesatarisht kthejnë pergjigje brenda 3 minutash.

Tjetër…

Nuk duhet të dini të kodoni për ta krijuar blogun. Ju mjafton të përzgjidhni një teme ( ne anglisht Theme) dhe ta instaloni në pak klikime. Dicka që mund ta bëjnë të gjithë.

Temat për wordpress janë të shumta dhe ekzistojnë marketplace nga ku mund të blini tuajën 🙂

Themeforest është më i madhi ku mund të gjesh me qindra tema.

Faqe internti

Templatemonster - Templatemonster është një tjetër marketplace ...Këtu mund të gjeni tema wordpress për projektin tuaj me cilësi të lartë dhe dizajn shumë të bukur. Ju mjafton vetem të zgjidhni temën ta shkarkoni dhe ta instaloni në vetëm pak minuta.

si-te-krijojme-faqe-interneti

BEST WORDPRESS THEMES: Genesis framework është absolutisht tema më e mirë !

Kompania Studiopress qëndron mbrapa skenës. Tek studiopress do të gjeni tema të llojeve të ndryshme dhe me performancën më të lartë me temat e tjera sot në qarkullim.

Nëse do të zgjedhesh të kesh një nga temat e studiopress ( Infinity është zgjedhur si tema më e mirë e muajit ) do bësh zgjedhjen e duhur. Më një temë të till nuk ka rëndësi nëse je fillestar ose developer, do të kesh një temë të optimizuar për motorët e kërkimit ( shuuuumë e rëndësishme) dhe do bësh diferencën online. Më beso për këtë!

Ja përse eoFire përdorë një nga temat e studiopress. (Blogu i tij gjeneron 250.000$ në javë ) Jo keq për një "Blog" !

Nëse investoni për një blog atëherë shko me studiopress dhe nuk do pendohesh.

Shume website në shqipëri përdorin tema të tilla wordpress …

Si p.sh :

Opinion.al

Businessmag.al

Telegrafi.com

100oferta.com ( shitje pronash, shitje makinash ,oferta pune etj )

Disicouture.com (Edisa Shahini) Fashion blogger

Mapo.al

Dhe shumë të tjerë ...

E dini sa kohë duhet për ta instaluar një teme të till ?

Koha 5 minuta është mëse e mjaftueshme.

pxpr_f-maxage-0

Po , WOW.

A e di se për një website të till paguhen 500 euro ? Nga sot ti mund ta krijosh vete një blog !

Vazhdojmë më tej... Por më parë mund të më japësh një +1 🙂 Kliko më poshtë

Si te krijojme nje blog efikas: 3.Na duhen vizitorë për blogun

Mund të ndërtoni blog shumë të dobishëm por pa vizitorë do të mbetet në harresë.

Cilat janë traffic sources ( Burimet për të gjeneruar vizitorë)? Mediat sociale janë një burim shumë i rëndësishëm jo vetëm për të gjeneruar vizitorë por edhe për të krijuar një komunitet (facebook p.sh)

Hapi i parë duhen përzgjedhur cilat media sociale duhet të përdorësh. Dy janë mediat sociale më të përdorura në shqipëri:

Facebook: Nuk mjafton hapja e një fan page. Mund të kontrolloni dhe të shikoni për grupe në facebook të cilat mund të jenë të ngjashme me cfarë trajtoni në blogun tuaj dhe ku mund të reklamoni artikujt. Nëpërmjet facebook mund të kryheni edhe reklamim me pagese (të cilat duhet të jenë të mirëmenduara si pjese përbërëse e strategjis tuaj.

Instagram: Nëse nuk keni akoma një account Instagram duhet patjetër ta hapni. Vitet e fundit Instagram është bërë një pjesë shumë e rëndësishme e rekalmimit për shkak të bashkveprimit shumë të art që ka nga fotot ,videot të cilat janë më atraktive. Gjithashtu mund të kryheni reklamime me pagesë.

Edhe google+ mund ta përdorni por nuk krahasot me Instagram dhe facebook.

Duhen shfrytëzuar edhe motorrët e kërkimit dhe kjo në funksion të një strategjie të caktuar që mund të ketë si qellim final shitjen ose rritjen e shitjeve të një produkti (dixhital, fizik etj).

Google: Google mund tju sjell vizitorë nëse artikujt e blogut tuaj do të jenë të optimizuar për SEO (site engine optimisation). Shume pak përdoret kjo teknik në shqipëri por shumë efikase për të gjeneruar vizitorë Falas.

Nëse blogu juaj flet per dieta...Një nga artikujt e tu shpjegon se si të dobësohemi në kushtet e shtëpis dhe është i optimizuar dhe blogu e ka krijuar identitetin e vet në web atëherë ky artikull do të shfaqet në faqen e parë.

Imagjino sikur 1000 veta të kërkojnë “Si të dobsohem në kushtet e shtëpis”, të gjithve do tu shfaqet artikulli jot. Fantastike!

Por kjo teknik është pak e komplikuar nëse futemi në detaje. Në google mund të gjesh shumë informacion për këtë temë. Gjithsesi më poshtë keni të renditura disa praktika të rëndësishme.

Internal liink bulding - Ka të bëj me lidhjen me anë të një linku dy artikuj që ndodhen në blog (kjo quhet linkim i brendshëm.

Kjo lloj teknike ndikon në renditje në google

Link buikding - Ndryshe nga e para me këtë teknik duhet të gjenerojmë sa më shumë linkime drejt blogut tonë. Si? Nëse un shkoj nesër dhe shkruaj një artikull për një nga portalet e njohur në shqipëri tek artikulli që kam shkruajtur un vendos një link drejt blogut tim.

Këto lloj linkesh janë më të vështirë por japin më shumë rezultat në renditjen e google.

Përsëritja e një fraze kyce- edhe përsëritja e një fraze kyce (Keywords) është një teknik tjetër e cila ndikon shumë në renditje.

Ja përse e hasni shpesh përsëritjen e titullit të këtij postimi “Si te krijojmë nje blog efikas” 😉

Bing - Edhe bing funksionon si google por mendoj të fokusohemi tek google sepse bing nuk është shumë i klikuar në shqipëri.

Disa instrumenta (që quhen plugin ) për të thjeshtësuar procesin e optimizimit të blogut.

Yoast SEO - Me këtë plugin do të mund të analizoni postimet e blogut. Ky plugin do ju drejtoj dhe do ju jap këshilla se si ta optimizoni në mënyrë optimale.

Contact form 7 - Me këtë plugin mund të ndërtoni një form kontakti që ti jepni mundësin dikujt t’ju kontaktoj.

Google analytics - Me këtë plugin do të mund të kontrolloni se sa vizitorë keni cdo, cilat janë psotimet më të vizituar etj

Ka shumë plugine që janë totalisht falas edhe për këtë arsye wordpress është i përhapur dhe i përdoruar nga pjesa më e madhe e bloggerave

Një përmbledhje me hapat kryesorë

Për ti instaluar mjaftojnë pak sekonda , është shumë e thjeshtë.

  1. Kliko Plugins

Si te krijojme nje faqe interneti

2. Për të shtuar një plugin kliko " add new "

plugins-install

3. Këtu mund të kërkoni plugine të ndryshme të cilat janë falas dhe ti instaloni ato si në fig.

install-plugines

4. Sic e sheh edhe në fig. mjafton të klikosh install dhe aktivizohet automatikish

plugin-install-last

BONUS

Si te krijojme nje blog efikas: Video ku do të shohim me detaje se si të krijojmë një faqe interneti

Burimet e lartpërmendura:

Kliko më poshtë për hosting wordpress më të mirë

Siteground

Kliko këtu për hosting wordpress më të mirë

Themeforest - Templatemonster - Studiopress [/thrive_custom_box]

Nëse cfarë po mëson të pëlqen ma trego duke klikuar më poshtë butonin "like". Për mua do të thotë shumë dhe do suportosh ketë blog!

Faleminderit. Vazhdojmë...

Si te krijojme nje blog efikas :Ku të gjejmë tema wordpress

Kliko më poshtë për hosting wordpress më të mirë

Siteground

Kliko këtu për hosting wordpress më të mirë

Themeforest - Templatemonster - Studiopress [/thrive_custom_box]

Shënim:

Për të instaluar wordpress Kliko këtu


Si te krijojme nje blog efikas: Cfarë na duhet

  1. Hosting - Siteground (
  2. Zgjidhni temën tuaj- Studiopress-Templatemonster- Themeforest
  3. Gjeneroni vizitorë

Të realizosh një blog nuk kërkohen aftësi të caktuara si programimi por mjafton pasioni dhe dedikimi në atë cka doni të realizoni. Sot mundësit janë pa fund por na mbetet ne të hedhim hapin e parë, dhe un këtu po ju jap mundësin të filloni në mënyrën e duhur duke evituar gabime qe un dikur kam bërë.

Nuk më mbetet gjë tjeter vecse të të uroj shumë fat.

{P.S} Do ta vlerësoja shumë nëse do jepni mendimin tuaj duke Komentuar↓

ose...

← Bëji share me miqtë e tu

  • 3 years ago
>
Share This