Si të fitojmë me një blog dhe ti dedikoni pak minuta në ditë

Si të fitojmë me një blog

Para se të fillojmë dhe shpjegojmë Si të fitojmë me një blog  dua tju them që po flasim për një temë e cila nuk është shumë popullore në shqipëri dhe fakti që dikush mundet të fitoj duke hapur një blog dhe të shkruaj artikuj pothuajse nuk ekziston. E kuptoj shumë mirë hezitimin, mosbesimin, si rrjedhoj besoj un nga e panjohura dhe mos informimi ose në disa raste keqinformimi.

Duhet ta lexosh këtë artikull nga fillimi deri në fund pasi është shumë e rëndësishme për të kuptuar se si të fitoni me një blog ose sic e përdorim në gjuhën e përditshme “si të bëjmë lekë”

Do të këshilloja gjithashtu që ta lexosh artikullin nëse vërtet je i motivuar të kesh rezultate.

Duke lexuar për mua do kesh vën re se kam një moto e cila thotë të fitosh me pasionet e tua …Nuk ka gjë më të bukur.

Nëse do të arrish objektivin tënd nesër fillo investo që sot Click To Tweet

Si thoni? Fillojmë!

More...

Pasioni dhe dedikimi

Pasioni dhe dedikimi janë ingredintët kryesorë për të pasur sukses!Nuk ka receta magjike për të fituar me një blog por duhet pak dedikim dhe pasion.E përsëris që pasioni ju bën të ecni përpara. Mos pretendo të bëhesh ekspert në një fushë pa pasur asnjë pasion,asnjë lloj interesi.Nuk është e mundur të fitosh me një blog pa ditur se cfarë të shkruash.Pasioni juaj mund të jetë i ndryshëm nga i imi.Ti mund të jesh i apasionuar pas fitness-it,futbollit, kërcimit, pas marketingut, pas ariut të murm ose atij polar.

Ajo cka dua të them dhe që ka rëndësi është:

"Gjeni pasionin tuaj,i cili në të mirë apo në të keqe ju ka shoqëruar dhe ju ka ndryshuar jetën."

Ne jemi unik. Nuk ka se si të jemi  njësoj të gjithë. Prandaj kemi dhe historit tona të cilat na diferencojnë nga të tjerët dhe na bëjnë të vecantë.Ti sigurisht di dicka më shumë se mua apo se dikush tjetër. Ti ndoshta ke zgjidhjen për një problem që dikush tjetër ka nevoj ti jap një zgjidhje. A nuk do ishte ide e mirë ta ndaje me të tjerët (ndoshta në blogun tënd) ?Sigurisht që po. Atëherë vepro tani !Diferencohu nga të tjerët të cilët ndoshta nuk janë të apasionuar aq sa ty dhe nuk janë të gatshëm të ndërmarrin biznesin e tyre online. Ti, po!

Next step:  Nga pasioni në veprime konkrete.

Nga momenti që do bësh lëvizjen tënde të parë do kesh një ndjesi përgjegjësie pasi ke marrë në dorë timonin dhe je ti që vendos për jetën tënde nga ky moment. Një blog mund të ndryshoj jetën në shumë aspekte ( sigurisht edhe në aspektin monetare). Fakti që keni marrë një impenjim dhe do të duhet ta rrespektoni ju jep më shumë autoritet dhe përgjegjësi për punën që do të kryeni.

Cili është hapi i parë?

Krijoni një plan editorial. Planifikoni se cfarë do të publikoni në blogun tuaj.Merrni një bllok një laps (Evernote është një zgjidhje e mirë)dhe filloni planifikoni.Ndoshta do hasni në vështirsi se cfarë të shkruani por me kalimin e kohës do të mësohesh dhe do të vij natyrale të shkruash. ( Nuk ka rëndësi nëse nuk  ke shkruajtur  ndonjeherë në  jetën tënde një artikull "un jam shembulli më i mirë", në internet mënyra se si shkruan është krejtësisht e ndryshme nga ajo c’ka ke mësuar në shkollë) Mjafton vetëm Pasioni dhe Dedikimi.

Në bllokun tuaj të shënimeve filloni mbani shënim c’do gjë që ju vjen në mëndje e cila është e lidhur me fushën tuaj, eksperiencat tuaja. Shëno objektivat , cfarë do të publikosh, cilat janë planet e tua afatgjata,afatshkurtër etj. Mendoni për c’ka keni kaluar deri më sot dhe se si pasioni juaj ju ka shoqëruar. Do të ishte burim frymëzimi , dhe kjo është përcaktuese për ecurin tënde.Filloni të studjoni tregun rreth pasionit tuaj.Kush janë konkurrentët? A ka interes ...ose ju besoni se fusha juaj mund të jetë me interes për publikun! Kush janë ekspertët dhe kompanit e mëdha të cilat veprojnë në këtë fushë?

Kjo është shumë e rëndësishme për 2 arsye:

1.Duke ndjekur  vazhdimisht njerëz ekspert në fushën tuaj do të mësosh shumë prej tyre.

2.Bëhu pjese e debateve online ku sigurisht do të biesh në sy.

Mënyra më e thjeshtë për ta bërë këtë është duke shfrytëzuar Mediat Sociale (Facebook,twitter,Instagram,Linkedin ). Filloni duke hapur akauntet nëse  nuk jeni të regjistruar dhe  filloni të ndiqni njërëzit më me influencë në fushën tuaj.Mos harxho shumë orë në ditë maksimumi 1 orë dhe  përpiqu të limitosh listën e njerëzve që do të ndjekësh ( 10 janë të mjaftueshëm).Fillo të eksplorosh blogjet e huaj sidomos sepse aty  do mësosh  shumë nga eksperienca e tyre. Studiojini me kujdes.Filloni të asimiloni informacione reth fushës tuaj dhe bëhuni  një ekspertë. A di se kush  është sekreti për tu bërë një ekspertë?

Sekreti i ekspertëve në të gjithë botën për tu bërë një ekspert (sipas këtyre të fundit): Lexoni sa më  shumë libra të jetë e mundur për argumenta të caktuar. Sigurisht që nuk do mbash mend përmendësh të gjithë librin por duke lexuar shumë libra për një temë të caktuar automatikisht do ti kujtosh të gjitha.

Ka ardhur momenti të rrisësh influencën dhe pse jo të prezantohesh si ekspert.

professional-advance

Nëse filloni karrierën tuaj në internet dhe doni të fitoni para nëpërmjet  blogut tuaj atëherë duhet  domosdoshmërisht të keni edhe një synim tjetër."Internet marketing". Në botën e internetit (online) është shumë e  rëndësishme të  dish të shitesh.Mos u shqetëso nëse të duket e vështirë!Hapat hidhen një e  nga një dhe nuk duhet të shqetësosh se si funksionon Internet  Marketing-u. Në blogun tim  së shpejti do gjesh c’do gjë që do kesh nevoj.Pasi keni studiuar mjaftueshëm dhe keni arritur të asimiloni informacionet e duhura vjen momenti ku duhet të krijoni prezencën tuaj online.Duhet të fillosh të krijosh audiencën ose publikun tënd i cili do të të ndjek dhe vlerësojë.

Cfarë duhet të bësh për tu prezantuar  fillimisht.

Për të krijuar prezencën  online përdoren mjete si:Medium, Tumblr, mediat sociale(facebook,twitter) dhe më i rëndësishmi blogu personal.

Pse blogun e cilësoj si më të rëndësishmin?

Blogu duke qënë një faqe dinamike (mundet të jetë edhe website në të njëjtën kohë) ju lejon të shpalosni kreativitetin tuaj, aftësin tuaj për tu shprehur dhe mbi të gjitha është pasqyrimi juaj. Mjeti i cili do të reflektojë punën dhe ju personalisht është pikërisht blogu.C’do gjë tjetër si mediat sociale apo mjetet e tjera janë në funksion të blogut tuaj të cilat e drejtojnë publikun drejt blogut.

Ajo që dua të them është që blogu do të jetë biznesi juaj online ku do të tregosh aftësit e tua, ku do të shpërndash ato c’ka ti di dhe ku do të shesësh produktet e tua.

Marrim një shembull? Në shqipëri shembulli më i përshtatshë që mund tju jap (sepse të huaj ka shumë )

Është blogu i Blerina Bombaj i cili është realizuar në funksion të profesionit që ka.

Fakti që un thash më i përshtatshëm do të thotë që i mungojnë shumë elemente të nevojshëm për të pasur sukses online.

Si për shembull:

  • Nuk është i optimizuar për SEO (Site Engine Optimization).

Ka shumë të tjera por do i shohim në vazhdimsi në një artikull specifik për këtë temë.

te ushqehemi shendetshem Cerca con GoogleMë besoni se në këtë mënyrë mund të humbasësh shumë klientë potencial.

Para se të mendoni se po ja fus kot. (Normalisht që Blerina  është e suksesshme fal njohurive të saj si dietologe ,duke qënë njeri publik ka një audiencë të cilën e ka krijuar nga TV).Por nëse nuk do të ishte njeri publik si do arrinte të deportonte tek publiku dhe si do ta gjenim ne ...!?

(marrim të mirqenë faktin këtu që cuditërisht një ditë kemi dëgjuar për të)

Një person kaq i reklamuar nëpërmjet televizionit dhe me një website shumë të dobishëm i cili nuk del fare në faqet e para në google...

Shihni imazhin në të djathtë.Kam kërkuar 'Të ushqehemi shëndetshëm' dhe rezultatet në google janë ato që shihni.
Përvec blog-ut blerinadiet, aty dalin të gjitha website-t e mundshme.
Si ka mundësi që shfaqet më përpara një website i cili flet për fluturime,muzik shqiptare etj (fluturime.blogspot.com) para një blogu si blerinadiet që flet
pikërisht se si të ushqehemi shëndetshëm??

1cmd2t

Të kesh një blog të tillë është si të kesh një ferrari pa rrota dhe timon.Nuk mjafton të krijosh një faqe dhe më pas të ulesh të presësh që të kesh vizitorë pa pasur një strategji marketingu.

Kjo është njësoj si të hapësh një dyqan(super të bukur) në periferi ku asnjë nuk  e merr vesh dhe të presësh që klientët do vijnë vetë aty. Kjo nuk bën sens dhe nuk ka për të ndodhur. Bota e internetit është e pafundme dhe për të arritur tek publiku duhet pak punë.

Pak më sipër fola për shfrytëzimin e social media dhe internet marketing në përgjithsi, i cili i shfrytëzuar në mënyrën e duhur ka efekte më të mira se sa televizioni .Në këtë rast specifik ku faqa zyrtare në Facebook ' Ne Jemi Cfare Hame - Blerina Bombaj '  ka 129.462 like-s dhe ky numër i konsiderueshëm fansash i siguron trafik për blogun .

Cfarë do të thotë "trafik"? Vizitorë të cilët vijnë nga burime të ndryshme dhe zbarkojnë në një faqe interneti (blog, website).

Kjo faqe jo vetëm që ka like-s por edhe fansa aktiv të cilët krijojnë bashkveprim dhe faqa rritet dita ditës.Dua të theksoj se algoritmet e facebook kanë ndryshuar shumë. Edhe nëse ke një faqe me 129.462 like-s  duhet të dish që postimet  e tua nuk do të shihen nga të gjithë fansat por nga një pjesë shumë e kufizuar ( do të thotë që postimi nuk shfaqet automatikish në news feed).

Sipas facebook: Nëse do që të gjithë fansat e tu të shikojnë postimet e tua duhet të pagaush (Facebook Ads).

Dikush që të informohet mbi publikimet e fundit duhet të shkojë vete tek "fan page". Por të jemi realist, janë të pakët ata që e bëjnë për mos të thënë fare.Gjithsesi me kaq shumë like-s , populli thotë po nuk rrodhi do pikoj."Duhet të kuptoni dicka".Pse e ndjekin Blerinën? Ndoshta sepse jep këshilla shumë të vlefshme për shëndetin, poston dieta në sezone të ndryshme  etj.

Me pak fjal është një eksperte dhe i jep vlerë c'do publikimi.Nuk ka rëndësi cfarë pasioni keni dhe se në cfarë fushe jeni ekspert. Duke punuar me pasion,dedikim dhe duke Shfrytëzouar marketingun online do të keni sukses.

Hidh hapin e parë dhe mos u mendo se si të shfrytëzosh internet marketingun. Do shkojmë edhe tek kjo pjesë. Nëse je edhe ti një dietolog/e mund të kesh po aq ndjekës,popullaritet sa ka Blerina ndoshta edhe më shumë, varet nga puna juaj vetem duke krijuar një startegji marketingu (online marekting). Internet marketing është arma sekerete për të pasur sukses...

Mos ta humbim fokusin dhe kthehemi tek blogu jonë i dashur.

Shumë e rendësishme dhe dua ta kesh parasysh. Që të jesh profesional dhe të kesh sukses online me një blog nuk mund të kërkosh platforma Falas si p.sh Wix, apo WordPress.com dhe as mos të të shkoj në mëndje Blogger. Janë krejtësisht të panevojshme.Mund të përdoren vetëm nga fëmij 10 vjec që mund të praktikohen. Pregatitu të krijosh një blog professional i cili mund të kushtoj nga 250€ e sipër ose mund ta bësh vetë për 40€-70€.(Disa shpenzime janë të pa shmangshme si hosting,domain)Kam krijuar enkas një guide hap pas hapi se si  të krijosh një blog +video bonus  Kliko këtu

Stop !

Kemi harruar dicka…!Por si të fitoj un me një blog? Sa kohë do më duhet para se të fitoj me një blog? Dhe mbi të gjitha vërtet mud të fitohet me një blog?Le ta fillojmë nga fundi.

Përgjigja është PO. Mund të fitojmë të ardhura me një blog.

Më lejoni t'ju them 2 gjëra:

1. Me metoda magjike dhe mrekullira nuk fitohen para, me shumë gjasa humben.  Njerëz që pretendojnë se kanë zbuluar se kush e fiton ndeshjen e radhës dhe e shesin për 40$ kur vete  mund  të  fitojnë shumë më shumë.Nuk ka sens, humbje kohe dhe para të humbura.

2.Binary Sistem:  Kjo është një  nga mënyrat  më të  shpejta për  të humbur para. Ka Trader-a të cilët studiojnë me vite në universitete prestigjoze për të mësuar orientimin  ose  prirjen e  tregjeve. Ti mendon se mund ta bësh këtë gjë vetëm duke parë disa video!?Nuk mund të gjenerosh të ardhura konstante shumë lehtë pa u djersitur.

Po ju tregoj se si internet marketerat, blogger-at fitojnë me internetin.

Nëse un këto do ti kisha ditur shumë kohë më parë për të arritur ku jam sot do më ishte dashur vërtet shumë pak kohë. Por ti je me fat sepse informacionet që po të përcjell në shqipëri zakonisht i bëjnë kurse me pagesë.Blogu im në fakt do të jetë epiqendër  informacionesh nga të cilat mund të përfitosh falas 🙂

Un jam gjithmonë i gatshëm të ndihmoj.

Pyetja jashtë radhës ishte: Sa kohë do më duhet para se të fitoj me një blog?

Kjo varet. Dua të them se ka disa faktorë që ndikojnë për ta përcaktuar.

Sa vizitorë duhen në ditë për të fituar?

Blogu im anastasvrushaj.net më ka sjell disa përfitime me 200 vizitorët e parë. Si? Un ofroj disa shërbime si, website dizajn etj. Shiko shërbimet e mia. Kjo mendoj ndodhi për 2 arsye :

1. Kam një blog Niche( Cfarë do të thotë Niche?) : Marketingu është një temë ku jo të gjithë janë të interesuar. Janë shumë pak që flasin për këtë temë. Nëse un kam 100 vizitorë në blogun tim një tjetër faqe e cila flet për gossip ose futboll ekuivalenti do ishte 1000 ose më shumë vizitorë.


UPDATE 14/06/2018

Aktualisht nuk ofroj shërbime që kam pasur deri më sot !

2. Lexuesit vijnë të parët: Nuk mundem të shkruaj një artikull në fund të cilit nuk do kisha transmetuar asgjë me vlerë. I dedikoj kohë ndoshta disa ditë për ta përfunduar. Nëse ti arrin të japësh vlera në artikujt e tu atëherë do jesh si pikë referimi dhe njerëzit do jenë të prirur të të besojnë dhe të blejnë produktin tënd. Un vazhdimisht blej libra reth marketingut dhe shërbime të tjera nga njerëz të suksesshëm të cilët i ndjek dhe marr informacione shumë të vlefshme që më ndihmojnë të kem progres.

Si të fitojmë me një blog

(Ndoshta pyetja që ke pritur të marrësh një përgjigje)

Një nga mënyrat që ndoshta ti di janë bannerat dhe publiciteti nga adsenset e google. Ku për cdo klikim ti ke një fitim.

      Por:

  •  Google nuk e njef gjuhën shqipe dhe nuk mund të regjistrohesh në progrmain e tyre nëse blogu juaj është në gjuhën shqipe. Ka alternativa të tjera si p.sh Bidvertiser ,Revcontent,Taboola etj
  •  Nuk do e rekomandoja sepse reklamat e bezdisin lexuesin dhe nuk kanë lidhje me blogun. Për të fituar me reklamat e google do të duhet të gjenerosh një numër të lartë vizitorësh ( të paktën 1000/ditë)

Kjo ishte sa për informacion !

Rruga e duhur si të fitojmë me një blog

  • Studio tregun
  • Krijo një blog prefesonal
  • Publiko artikuj me vlerë
  • Krijo një raport me publikun i cili do të mbështes në c'do projekt
  • Krijo produkte lidhur me tematikat e blogut dhe më pas mund ti shesësh.
  • Përdorë affiliate marketing

si-te-fitojme-me-nje-blog

A jeni kurioz të dini se sa fitojnë disa bloggera ?

Marrim ndonjë shembull?

Chiara Ferragni, fashion blogger: Chiara fiton diku tek  8 milion/vit

Salvatore Aranzulla: Faturon mbi 1 milion euro/vit

Beppe Grillo: Edhe Grillo (besoj se e keni dëgjuar si emër) faturon miliona euro

Armina Mevlani: Armina Fashion blogger me blogun the rebel heart ... Nuk kam informacion se sa fiton por po ju them shumë pak se si arrin të fitoj. Një nga mënyrat është dyqani që ka integruar online në blog ose sponsorizime nga kompani prestigjoze të cilat mund të reklamojnë produktet e tyre etj.

Pse  zgjodha këta? Sepse nuk doja të merrja shembuj si entrapreneuronfire që faturon 250.000$ në javë !

Këto janë raste ekstreme ,fokusohuni tek objektivi juaj sepse fitimet  të jeni të sigurt që do vijnë.

Duhet të dini se ka disa metoda se si fitohet me një blog në internet

Mund ti ndajmë në 2 kategori:

  • Kemi fitimin e drejtpërdrejt: Pasi keni ndërtuar blogun tuaj e vetmja gjë që duhet të bëni është të siguroni trafik (njerëz që kanë shfaqur interes për temën e blogut). Fitimet do të jenë "pasive".
  • Kemi fitimin indirekt: Pasi keni krijuar blogun dhe siguruar trafikun, ju krijoni edhe imazhin tuaj në hapsirën ku veproni. Blogu juaj mund të ktheht në instrument reklamimi.

Në vazhdim do i shohim pak me detaj se kush janë këto metoda

Si të fitojmë me një blog: Fitimi i drejtpërdrejt

Si të fitojmë me një blog duke krijuar një produkt informativ (info product)

1-Si të fitojmë me një blog duke shitur një e-book ose info-produkt

Më sipër kam përmendur se si të fitosh duke krijuar një produkt tëndin dhe më pas ta shesësh (nuk po i hyj kësaj pjese por kini parasysh që produkti duhet ta justifikoj 100% cmimin e përcaktuar dhe duhet të jetë i dobishëm). Nëse i ke bërë mirë detyrat e tua, të jesh i sigurt që ndjekësit ,publiku jot mezi pret të marri dicka nga ty. Kjo ndodh kur vendoset një raport besimi midis teje dhe publikut, ata të kanë si pik referimi sepse ti tashmë je një ekspert i fushës tënde dhe "Influencer".Si të fitojmë me një blog

Pikërisht për këtë arsye do të blen një produktin tënd "Infoproduct". Po cfarë mund të jetë ky produkt? Krijo një ebook. Ebook-u është një nga metodat më të përdoruara për të fituar me një blog.

Kujdes! Mos mendo se për tu vlerësuar si ekspertë i një fushe të caktuar ju duhet një diplomë. Secili nga ne ka njohuritë e veta të paktën  90% më shumë se të tjerët.

Nëse ti ke ndjekur një kurs për piano ose kitare për 1vit sigurisht nuk je i klasifikuar si një muzikant. Por je shumë më i pregatitur sa sa një fillestar. Mund të krijosh një e-book duke shpjeguar se cilat janë bazat për të luajtur në piano ndoshta me një video bonus. Duke publikuar gjatë gjthë kohës artikuj të vlefshëm dhe falas publiku do ju vlerësoj dhe sigurisht do jetë i prirur ta blej produktin tënd ( nëse të duken të pamundura ose shumë të vështira për tu arritur të siguroj që është e kundërta dhe dikush tjetër po fiton para duke shitur njohurit e veta).

Be smart enough to listen Click To Tweet

Të shkruash një ebook realisht është e thjeshtë.

Dhe sic e thamë nuk duhet të keni një diplomë për të shprehur njohurit tuaja në forëm ebook-u dhe të fitoni me një blog.

Mos u shqetëso sepse nuk do të krijosh një super vepër me mbi 1000 faqe dhe 100 video. Për të krijuar librin tuaj dixhital ju mjaftojne 30-40-100 faqe të shkruara edhe me shkronja të mëdhaja ose me imazhe brenda. Kjo nuk është e rëndësishme, ajo që ka rëndësi është që materiali të jetë i dobishëm për të tjerët dhe të transmetoj vlera.

Për cfarë na shërben blogu? Pse është kaq i rëndësishëm?

  • Platforma e cila do të reklamoj produktin tënd (ebook,kurs dixhital etj) është pikërisht blogu.
  • Blogu është prova e cila lejon publikun t'ju përceptoj si profesionist.

Një nga të mirat e shitjes online të një info-produkti në rastin konkret ebook , është se majfton ta krijosh vetëm njëherë dhe më pas mund të gjenerosh të ardhura pasive dhe ke mundësi të merresh me një projekt tjetër!

clipboard

Udhëzime: Si fitohet me një blog duke shitur një infoprodukt

Si arrihet shitja ?

  • Do të kesh nevojë për një Landing Page. Që do të thotë një faqe shitjesh e cila të mundëson të risësh shumë herë probabilitetin për të mbyllur një shitje. Faqa ime kryesore është një landing page në fakt
  • Mënyra se si të krijoni një landing page të mirë ka shumë. Mua më pëqen të përdorë Instapage.
  • Për të marrë pagesat mund të përdorësh paypal duke shakarkuar Butonin e PayPal që mundëson blerjet online.Një mënyrë tjetër që rekomandoj sidomos kush nuk ka mundësi për të përdorur paypal është Shopify. Me Shopify mund të shisni cfardolloj produkti deri tek ndërtimi i një website-i profesional (ecommerce).
  • Mundohu që linkun që drejton tek landing page  për shitjen e produktit ta vendosësh në pjesë të dukshme të blogut.
  • Krijo sa më shumë vizibilitet për produktin kryesisht duke e reklamuar në facebook linkun që drejton tek landing page dhe  duke përdorur Facebook ads(sponsorizime).

Metod shumë efektive është edhe email marketing. Nëpërmjet kontakteve mund të vendosësh mardhëniet e tua me pubikun duke krijuar autoritet dhe besim si një profesionist. Email marketing është metoda më efektive për të rritur shitjet.

Të krijosh një ebook është relativisht e thjeshtë. Më poshtë kam marrë disa shembuj:

  • Fashion blogger: Nëse je një fashion blogger mund të krijosh një linj bluzash ose aksesorësh krejtësisht tënden: Ka biznese të gatshëm me të cilët mund të biesh dakort për prodhimin e bluzave.
  • Shkrimtar: Nëse je një shkrimtar mund të shesësh një libër ose roman.
  • Fitness: Nëse je një "Personal Trainer" mund të krijosh programe profesional për humbje peshe dhe tonifikim, bazuar në një diet ushqimore dhe ushrime fizike.
  • Webmaster: Nëse je një webmaster mund të krijosh kurs (ose një ebook) profesional se si të ndërtosh një website. Ose mund të ofrosh shërbime të tuat për të krijuar faqe interneti profesionale.
  • Shembuj mund të marrim pafund

Para se të vazhdojmë  mund të më dhurosh +1 duke klikuar më poshtë 🙂 Do më pëlqente shumë  dhe ty nuk të kushton asgjë!


2-Si të fitojmë me një blog: Affiliate  marketing

si-te-fitojme-me-nje-blog-affiliate-marekting

Nëse je në gjëndje të krijosh një produkt tëndin (infoprodukt ose fizik) atëherë mund të fokusohemi tek shitja e këtij produkti. Si t'ja bëjmë kur nuk ke mundësi ose aftësit nuk i ke për të krijuar një produkt tëndin !?

Edhe në këtë rast mund të fitosh me një blog fal Affiliate marketing. Shumë biznese që operojnë online të japin mundësin që të reklamosh produktet e tyre në blogun tënd dhe për cdo blerje që rezulton se ka ardhur nëpërmjet blogut tënd ti do të përfitosh një % të shitjes (sistemi është i automatizuar dhe shume efikas).

Këto biznese të lejojnë të "Afiliohesh" tek programi i tyre (Affiliate Program) falas dhe të japin një link personal në mënyrë që cdo klikim i ardhur nga blogu jot tek ky link të gjurmohet dhe regjistrohet. Eshtë e thjesht për tu regjistruar dhe në pak sekonda mund të kesh një produkt për të cilin nuk ke harxhuar kohë fare dhe mund të gjenerosh të ardhura.

Shembull:

Nëse ke një blog dhe tek ky blog citon Ismail Kadaren konkretisht librin "kronik në gurë", fal programit të amazon (amazon affiliate program) ti mund të vendosësh të linkosh librin tek blogu jot dhe të fitosh për cdo blerje të librit i cili ka ardhur nga blogu jot duke klikuar linkun. Edhe nëse dikush vendos gjithsesi të blej një libër tjetër mjafton të ketë klikuar tek linku yt dhe ti do të fitosh gjithsesi. (Fitimet nëpërmjet amazon arrijnë më shumë se 10% i cmimit të shitjes) Për tu bërë pjesë e këtij programi nuk ka nevoj të kontaktoni me dikë, mjafton të plotësoni një formular online.  Amazon affiliate program

Si të fitojmë me një blog: Affiliate marekting

Nëse stërvitesh në palestër, ke edhe njohuri mbi fitness dhe ushqyerjen në mënyrë të shëndetshme, mund të krijosh një blog në të cilin  me siguri mund të japësh këshilla shumë të mira. Publiko artikuj mbi eksperiencën tënde metodat më të mira për ushtrime fizike,dieta etj. Nëse nuk arrin dot të krijosh një produkt tëndin atëherë mund të regjistrohesh si Affliate në amazon ose të kërkosh në google(sepse ka shumë biznese online që të reklamosh produktet e tyre +% e fitimit për shitje) dhe mund të reklamosh integrator,paisje për ushtrime fizike,veshje të përshtatshme etj. 

Në këtë mënyrë kur një vizitor në blogun tuaj do të shkoj në amazon ose tek nje biznes tjeter nëpërmjet linkut tënd (qe ta jep biznesi kur regjistrohesh automatikisht) me të cilin je affiliuar ti do fitosh për cdo shitje që do të realizohet.

3-Si të fitojmë me një blog në mënyrë indirekte

  • Si të gjenerojmë të ardhura në mënyrë indirekte

Pasi ke krijuar blogun tënd dhe ke provuar kompetencat e tua, atëherë mund të bësh konsulenca profesionale.

Nëse un do të realizoj nesër një blog ku do të shkoj? Tek nje agjensi që nuk e kam iden se kush do më pres apo do ja besoj një personi të cilin e ndjek prej kohësh (Blogger)?  Sigurisht bloggerit i cili më ka provuar aftësit e tij me artikuj të detajuar!

Të kesh një blog ka rezultate mbreslënëse për të marr oferta pune apo në shtjen e produkteve të ndryshme. Shumë profesionist fitojnë të ardhurat e tyre me konsulenca por sa prej tyre kanë një blog, sa prej tyre ofrojnë pak shije nga puna e tyre! Një profesionist me një blog mund të gjej klientët e vet shumë më kollaj sesa një profesionist që endet rrugëve "passaparola" etj.

Cdo njeri që ka nevojë për një konsulencë apo po kërkon një zgjidhje veprimi i parë instiktiv është interneti. Nëse ti mungon aty nuk kanë për të të gjetur lehtë. Krijo blogun sot! Oferta juaj duke pasur prezencë online merr vlerë akoma dhe më shumë.

       Si të fitosh me një blog duke kryer konsulenca dhe shërbime?

  • Krijo një blog dhe në një faqe specifike vendos të dhënat e tua,eksperiencën tënde,shërbimet dhe avantazhet që klientët e tu mund të kenë nëse të zgjedhin ty.
  • Vendos një form kontakti ku mund të të kontaktojnë
  • Mblidh emaile të vizitorve në faqe dhe shfrytëzo fuqin e email marketing.

Erdhëm në fund: Si të fitojmë me një blog

Konkluzioni 

Shpjegova se si mund të fitohet me një blog dhe nëse ke ose krijon një blog të sukseshëm mundësit për të fituar janë pa fund.(Krijo një blog)

Mund të fillosh tani duke reklamuar produkte, të shkruani dhe shisni një ebook, shisni shërbimet tuaja,të ofroni konsulenca, të paguheni për të vendosur një banner (reklam),ndërtoni ecommerce (dyqan online)  për të shitur produkte etj.

Mua nuk më mbetet gjë tjetër dhe të falenderojë për leximin deri në fund të këtij artikulli pak të gjatë duke dëshmuar se je një njeri PERSISTENT.

Mund të them me siguri se një nga arsyet e suksesit të bloggerave është pikërisht Persistenca. 

Nëse nuk di nga t'ja nisësh lexo:Si të krijojmë një blog pa pasur eksperiencë

Para se ta mbyllim këtë faqe:

{P.S}  Do ta vlerësoja shumë nëse do jepni mendimin tuaj duke Komentuar↓

ose...

Bëjini share me miqt tuaj

 

Faleminderit !

 

  • 3 years ago
  • Smeralda says:

    Ju pergezoj per artikullin. Mua me ndihmoi shume dhe ndonese pak i gjate, eshte argetues gjate leximit, ndaj nuk u merzita fare. 🙂 Mbase do tju kerkoj te me ndihmoni te hap blogun tim kulinaresk.Por pasi te kem bere gati materialet.
    Gjithe te mirat dhe faleminderit!

    • Anastas Vrushaj says:

      Përshëndetje Smeralda
      Më vjen shumë mirë që je argëtuar dhe po në të njëjtën kohë të kam ndihmuar sado pak ( fundja ky është qellimi)

      Faleminderit 🙂

  • Flora says:

    E perse deshiron te na ndihmosh,cfare perfitoni ju??

    • Anastas Vrushaj says:

      Ckemi Flora?

      E kam krijuar blogun për të mësuar ato c’ka un di dhe mundohem ti përcjell në mënyrë sintetike.

      Punoj si marketer në botën dixhitale dhe nëpërmjet blogut si platformë mund të krijojmë një grup njerzish të cilët ndajnë të njëjtat besime,të njëjtat ide, të njëjtat pasione.

      Mund të bësh shumë vetëm por bashkë mund të bëjmë edhe më shumë.

      Të uroj një ditë të bukur!

      PS. Shumë faleminderit për pyetjen 🙂

  • Florinda Palaj says:

    Flm per informimin

  • Adelina Ceku says:

    Ishte nje artikull shume interesant dhe koherent.Mbase do te me ndihmoni te hap nje blogun tim me veshjet e pergatitura nga une..Ju pershendes

  • >
    Share This